Viktor Bonifejs ka thyer heshtjen dhe për herë të parë ka zgjedhur të flasë hapur për transferimin e tij të dështuar te Milani. Sulmuesi i Bajer Leverkusen në një intervistë për gazetën nigeriane Punch tregoi arsyet në lidhje me këtë kalim që nuk u finalizua me sukses.
“Në një moment të caktuar, hoqa dorë. Ndërsa të tjerët luanin futboll, unë thjesht po përpiqesha të rikthehesha në të. Pas dëmtimit të dytë të ligamentit të kryqëzuar anterior, as nuk doja të luaja më për shkak të dhimbjes nga i pari dhe asaj që kalova me të dytin. Gjatë asaj kohe, humba edhe nënën time. Milani? Transferimi nuk funksionoi për shkak të dëmtimeve të mia të kaluara. Kam pasur dy dëmtime në gjurin e djathtë dhe është diçka me të cilën kam pasur të bëj për një kohë të gjatë.”
Milani prej kohësh kishte shfaqur interes për nigerianin dhe e konsideronte si një zëvendësues ideal të Gimenes në qendër të sulmit.
Kuqezinjtë pasi arritën marrëveshjen me Leverkusen dhe vetë lojtarin, situata ndryshoi pasi futbollisti nuk kaloi me sukses testet mjekësore. (A2 Televizion)