Tregolëshi i Italisë “ndez” dhomën e zhveshjes te Franca, Maignan “i tërbuar” me liderët

Nga A2 CNN
7 Shtator 2024, 18:05 | Futboll

Tregolëshi i Italisë “ndez” dhomën e zhveshjes te

Franca e Didier Deshamps nuk ndez. Një tregolësh i Italisë, e cila e dominoi sfidën e Parisit të vlefshme për Ligën e Kombeve me mesfushën e drejtuar nga Tonali, ka bërë që të shpërthejë dhoma e zhveshjes te “Gjelat”.

Ata që janë liderët e transalpinëve janë kritikuar ashpër nga portieri Mike Maignan, përballë të cilit për çudi kanë ulur kokën të gjithë, si për të pranuar fajin dhe përgjegjësinë.

Kështu raporton francezja L’Equipe. Portieri i Milanit ka kritikuar qëndrimin kolektiv dhe ka ngritur zërin në veçanti për mungesën e dëshirës së disa prej yjeve të kombëtares transalpine për të fituar, shkruan A2.

Fjalimi i Maignan ka qenë me tone të larta dhe ka zgjatur dy minuta. Për t’i treguar shokëve të tij forcën të cilën Franca s’po e shfaq më, ai është shprehur se vetëm dy nga lojtarët e kësaj Italie që i hodhi në tapet, do të kishin një vend aktualisht në ekipin e “Gjelave”, por ata të paktën treguan dëshirë dhe agresivitet.

Në fund të monologut të tij në dhomën e zhveshjes së Parc des Princes ka pllakosur "heshtja e plotë", raporton A2.

Por kë po synonte “të zgjonte” portieri i Milanit? Për L'Equipe, mesazhi ishte i qartë për kapitenin Kylian Mbappe, qëndrimi moskokçarës i të cilit, si gjatë nxehmjes ashtu edhe në pjesën e dytë, nuk ka "kaluar pa u vënë re nga brenda grupit". Kritika shkon edhe për Antoine Griezmann,  i cili nuk kishte bujarinë e tij të zakonshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos