Izraeli thotë se Carney i Kanadasë 'duhet të rishqyrtojë' mbështetjen për arrestimin e Netanyahut
Qeveria izraelite ka reaguar ndaj komenteve të bëra nga kryeministri kanadez Mark Carney mbi Benjamin Netanyahun.
Mediat e huaja bëjnë të ditur se sipas njoftimeve, Carney tha se do të respektonte urdhrin e arrestit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për Netanyahun, nëse ai do të udhëtonte për në Kanada.
"Ne besojmë se Kryeministri Carney, sigurisht, duhet ta rishqyrtojë këtë deklaratë dhe të mirëpresë Kryeministrin Netanyahu, udhëheqësin e të vetmit shtet hebre dhe vend demokratik në Lindjen e Mesme, në Kanada", u tha sot gazetarëve zëdhënësi i qeverisë Shosh Bedrosian.
Carney u përgjigj "Po", por nuk dha hollësi kur u pyet gjatë një interviste në Bloomberg Podcasts, e cila transmetua të premten, nëse Kanadaja do ta arrestonte Netanyahun, raportoi The Times of Israel, përcjell A2 CNN.
Kanadaja ishte midis vendeve, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, që kohët e fundit njohu shtetësinë palestineze. (A2 Televizion)