
Cristiano Ronaldo duket se ka kaluar pak kohë vetëm me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë para se Presidenti ta lavdëronte atë gjatë një darke gala për delegacionin nga Arabia Saudite të martën.
Ronaldo u shfaq publikisht në Shtetet e Bashkuara që kur u akuzua për përdhunim nga një mësuese amerikane në vitin 2017 pas një takimi në Las Vegas, akuzë të cilën e ka mohuar gjithmonë, shkruan A2 CNN.
Pas mirëseardhjes që i bëri Trump gjatë fjalimit të martën në mbrëmje, Shtëpia e Bardhë shpërndau të nesërmen një video ku të dy burrat shihen duke ecur njëri pranë tjetrit në Shtëpinë e Bardhë.
“Two GOATS. “CR7 x 45/47”, shkruhej në përshkrimin e videos nga Shtëpia e Bardhë. Video u publikua njëkohësisht edhe nga llogaria zyrtare e yllit portugez në Instagram.
E fejuara e Ronaldos, Georgina Rodriguez, shihet gjithashtu për pak duke ecur pranë tyre.
View this post on Instagram
