Manja-deputetëve të PD: Kur shkoni te njerëzit për të nxjerrë foto në FB, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2025, 17:32 | Politikë

Manja-deputetëve të PD: Kur shkoni te njerëzit për të

Deputeti i Partisë Socialistë, Ulsi Manja, kritikoi homologët e PD-së, duke u kërkuar atyre që kur të shkojnë në takime me qytetarët, të mos shkojnë me veshje luksoze.

Komentet Manja i bëri nga foltorja e Kuvendit, ku tha se projekt-buxheti për vitin 2026 është i pakrahasueshëm me buxhetet e Partisë Demokratike në kohët që kjo forcë politike ka qenë në pushtet.

Më tej Manja u kërkoi deputetëve të Partisë Demokratike që të mos ankohen për një buxhetin e vitit 2026, shkruan A2 CNN.

“Ne nuk presim ta duartrokisni buxhetin tonë, sepse kjo seancë shfaq në një mënyrë të qartë edhe dallimin politik midis 2 kahjeve tona dhe ky buxhet lidhet me vizionin qeverisës 2025-2030. Nuk jemi të gjithë ekonomistë a financierë, po jemi me profesione të ndryshme, por dimë t’i lexojmë shifrat e buxhetit. U tha buxheti i Partisë Demokratike.

Nuk krahasohet as ky buxhet e as buxhetet tona përgjatë 12 viteve. Janë mbi 9 miliardë euro. Ky buxhet garanton mirëqenien e qytetarëve, ky buxhet konsolidon financat publike. Borxhi publik vjen në rënie. Buxheti është shpërndarë në mënyrë të tillë që garantin një zhvillim gjithëpërfshirës të ekonomisë.

Kur shkoni te njerëzit për të nxjerrë foto në FB, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro se është gjynah”, tha mes të tjerash Manja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos