Uzuni shënon për Granadën, por derbin shqiptar në Spanjë e fiton Bare

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2024, 21:10 | Futboll


Myrto Uzuni ka shënuar golin e radhës për Granadën, në sfidën e luajtur në transfertën baske të Zaragozës, por ekipi nga Andaluzia nuk ia ka dalë të fitojë.

Derbin shqiptar të ligës së dytë spanjolle e ka fituar në fakt, Keidi Bare, edhe pse mesfushori kuqezi nuk luajti asnjë minutë pasi nuk ishte i grumbulluar për këtë sfidë.

Uzuni shënoi në portën e Zaragozës në minutën e 84’, por goli i tij vlen sa për statistikë, pasi vendasit triumfuan me rezultatin 2-1, duke u shkëputur me 3 pikë nga Granada në luftën për t’u ngjitur në elitën e futbollit spanjoll.

Përtej faktit që Granada renditet në vendin e tetë, sulmuesi beratas po shkëlqen në aspektin personal, pasi deri më tani ka shënuar 5 gola në 10 ndeshje të kampionatit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos