Veteranët rikthejnë buzëqeshjen në Shkodër

Nga Dea Kozma
22 Shtator 2026, 13:17 | Futboll

Vllaznia e futbollit nuk po kalon momentin më të mirë në fushë, por në Shkodër ka ende arsye për të buzëqeshur… dhe këtë herë protagonistë janë ata që kanë shkruar historinë e klubit.

Veteranët e Vllaznisë u bënë bashkë në aktivitetin “Kupa Miqësia”, një turne që solli në Shkodër ish-futbollistë të kuqebluve, veteranët e Flamurtarit, një ekip të ardhur nga Detroiti, por edhe emra të njohur të Kombëtares shqiptare.

Në një ditë ku rezultati ishte më pak i rëndësishëm se miqësia dhe kujtimet, Vllaznia arriti të ngrejë në fund trofeun e “Kupës Miqësia”. Një tjetër sukses për emrat që dikur kanë mbushur stadiumin dhe kanë emocionuar tifozët shkodranë, shkruan A2.

Por, festa nuk u ndal te fusha. Mbrëmja vijoi me një darkë të përbashkët, ku ikonat e futbollit shqiptar rikthyen edhe një herë atmosferën e viteve të bukura.

Mes muzikës, duartrokitjeve dhe batutave, veteranët treguan se pasioni për futbollin nuk njeh moshë. Edhe Presidenti i Vllaznisë, Xhaferi, iu bashkua festës.

Një mbrëmje nostalgjie dhe miqësie, që për pak orë bëri Shkodrën të harrojë rezultatet dhe t'i kthejë buzëqeshjen futbollit kuqeblu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos