“Football Meets Data”, statistikat “shohin” Egnatian kampione të Shqipërisë

Nga Dea Kozma
22 Shtator 2026, 12:58 | Futboll

Vetëm pesë javë janë luajtur në kampionatin shqiptar, por një model statistikor ka bërë tashmë një parashikim të bujshëm për titullin.

Sipas simulimeve të “Football Meets Data”, Egnatia projektohet si fituese e Superiores për të katërtin sezon radhazi.

Projeksioni shkon edhe më tej. Nëse Egnatia arrin rezultate pozitive në Europë gjatë këtij sezoni, simulimet parashikojnë që rrogozhinasit të kenë një pozicion të favorshëm edhe në shortin e turit të parë të Ligës së Kampioneve sezonin e ardhshëm, shkruan A2.

Sipas llogaritjeve, Egnatia do të projektohej në vazon e skuadrave favorite, me një koeficient mesatar prej 10.324 në simulimet e kryera. Natyrisht, bëhet fjalë vetëm për një projeksion.

Sezoni është ende në fillimet e tij, por shifrat i japin Egnatias një tjetër sinjal pozitiv dhe e vendosin sërish në qendër të parashikimeve për futbollin shqiptar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos