Dy dëmtime në kombëtaren shqiptare, Maran thërret Fetain dhe Qefalijan

Nga A2 CNN
21 Shtator 2026, 23:12 | Futboll

Dy dëmtime në kombëtaren shqiptare, Maran thërret Fetain dhe

Kombëtarja shqiptare ka bërë dy ndryshime në grupin e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e UEFA Nations League.

Mesfushori Qazim Laçi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Rolando Maran për këto sfida, për shkak të një dëmtimi të pësuar gjatë ndeshjes së djeshme, ku ka ndjerë një dhimbje akute në nivelin e muskulit fleksor të kofshës.

Në vend të Laçit, pjesë e grumbullimit të Kombëtares do të bëhet Feta Fetai, i cili do të bashkohet me ekipin në vijim dhe do të jetë pjesë e përgatitjeve për ndeshjet e radhës në UEFA Nations League.

Po ashtu mesfushori Adrion Pajaziti ka pësuar një dëmtim në muskujt e kofshës së djathtë gjatë ndeshjes së fundjavës me klubin.

Analizat konkluduan se shkalla e dëmtimit e bën ta pamundur që Pajaziti të jetë i disponueshëm për ndeshjet e Kombëtares dhe se i duhen rreth 3 javë për t’u rikuperuar.

Kësisoj, mesfushori do të rikthehet në klub për të vijuar rikuperimin dhe në vendin e tij është ftuar lojtari i Dinamo City, Klevi Qefalija, i cili do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Maran.

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot grumbullimin në kuadër të katër ndeshjeve të para në këtë kompeticion ndaj Bjellorusisë, Finlandës dhe San Marinos, me të cilën kuqezinjtë do të përballen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos