Kombëtarja shqiptare e futbollit rikthehehet në fushë pas ndeshjeve miqësore të muajit qershor.
Edhe pse kuqezinjtë i humbën të dyja takimet si me Izrealin ashtu dhe Luksemburgun, sipas djemve, Shqipëria e vertetë do të duket në 4 ndeshjet e Ligës së Kombeve. Kështu janë shprehur në konferencën për shtyp Rey Manaj dhe Ylber Ramadani.
Dy futbollistët treguan se pritshmëritë janë shumë të mëdha dhe për këtë do të bëjne çmos për të marrë maksimumin.
“Dy ndeshjet e fundit miqësore janë ndryshe nga këto aktuale sepse ishte dhe fundi i sezonit dhe se të gjithë futbollistët mendonin edhe për pushimet se ishte një sezon shumë i gjatë dhe pas ndeshjes me Poloninë që të gjithë ishim të mërzitur që nuk arritëm objektivin tonë. Besoj se ekipi i vërtetë do të jetë ky i Nations League dhe duhet të japim më të mirën që të arrijmë vendin e parë në grup”, tha Manaj.
“Ndeshja me Bjellorusinë nuk është e lehtë. Tani çdo kundërshtar është i vështirë. Duhet të futemi shumë seriozisht, të ndryshojmë mentalitetin nga dy ndeshjet e fundit miqësore. Të futemi që të fitojmë dhe të shkojmë përpara. Që nga fillimi, kur ka ardhur trajneti, na ka bërë të qartë që dëshiron të luajë në presing të lartë dhe dëshiron që ta marrim kundërshtarin më përpara. Siç e thashë, trajneri gjithmonë flet dhe e sheh kundërshtarin, në bazë të tij e përgatit edhe lojën që duhet përgatitur”, u shpreh Ramadani.
Dueli me Bjellorusinë në 26 shtator do të jetë testi i parë zyrtar për trajnerin Rolando Maran në krye të kombëtares shqiptare. (A2 Televizion)