Gjirokastër, 15 persona paraqiten në urgjencën e spitalit natën e ndërrimit të viteve

Nga Rigels Malile
1 Janar 2026, 15:40 | Aktualitet

Gjirokastër, 15 persona paraqiten në urgjencën e spitalit

Mesnatën e ndërrimit të viteve në spitalin rajonal të Gjirokastrës është regjistruar një fluks vizitash mjekësore në repartin e urgjencës.

Rreth 15 persona kanë marrë ndihmën shëndetësore si shkak i problemeve me alkoolin dhe ushqimet, shkruan A2.

Sipas bluzave të bardha, pas festimeve të mesnatës janë paraqitur pacientë, kryesisht të rinj, të cilët kishin konsumuar sasi të tepërta alkooli.

Gjithashtu, ndihmë mjekësore është dhënë edhe në disa raste për shkak të helmimeve nga produktet ushqimore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos