
Festimet në kuadër të ndërrimit të viteve janë shoqëruar me një numër të lartë të rinjsh të paraqitur në gjendje të dehur në urgjencën e Spitalit Rajonal Fier, me simptoma të intoksikacionit.
Sipas burimeve spitalore, të rinjtë kanë qenë kryesisht të grupmoshës 20-30 vjeç, ndërsa pasi kanë marrë mjekimin janë larguar. Por, ndërrimi i viteve është festuar edhe me fishekzjarre ku tre persona kanë marrë lëndime të lehta, të cilët pasi u mjekuan dhe dolën, shkruan A2.
Ndërkohë, për shkak të ngarkesës ushqimore mëngjesin e sotëm në urgjencë ka patur edhe disa raste të paraqitjes të të sëmurëve kronikë, por deri më tani asnjë rast nuk ka përfunduar në komplikacione të rënda. (A2 Televizion)