Vllaznia e mbyll “në paqe” me Tiranën, fiton Partizani

Nga Dea Kozma
26 Gusht 2024, 11:36 | Futboll

Vllaznia e mbyll “në paqe” me Tiranën, fiton Partizani

Klasikja e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana, kishte gjithçka brenda, por vetëm një fitues jo, pasi 90 minutat u mbyllën me rezultatin 2-2.

Ndeshja ishte shumë e luftuar në “Loro Boriçi” me dy ekipet që e kërkonin me ngulm fitoren, raporton A2 CNN. Të parët që kaluan në avantazh ishin bardheblutë me Zharmuni, ndërsa kuqeblutë iu përgjigjën në të dytën me Balajn që riktheu baraspeshën me penallti.

Kryeqytetasit reaguan me Ismajlin që riktheu avantazhin, por vetëm pas dy minutash Balaj i prishi festën duke shënuar një supergol. Kaq mjaftoi që dy ekipet të mbyllnin sfidën në paqe dhe të merrnin vetëm një pikë në “Loro Boriçi”.

Në sfidën tjetër, Partizani arriti të fitojë vetëm në fund përballë Skënderbeut. Heroi i sfidës ishte Adnan Mehmeti, që në minutën e 93-të shënoi dhe mbylli takimin me shifrat 2-1.

Kështu, Partizani merr 3 pikë të arta dhe fitoren e parë për këtë sezon.  

A2 Televizion (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos