Yamal dhe Lewandowski nderojnë Barcelonën

Nga A2 CNN
24 Gusht 2024, 21:56 | Futboll

Yamal dhe Lewandowski nderojnë Barcelonën

Barcelona fitoi mbrëmjen e së shtunës ndaj Athletic Bilbao me rezultatin 2-1, në javën e dytë të LaLiga.  

Ishte talenti Lamine Yamal, i cili në minutën e 24 zhbllokoi sfidën, ndërkohë që Sancet vendosi baraspeshën e përkohshme në minutën e 42 nga pika e bardhë e penalltisë.

Golin e fitores për katalanasit e shënoi Robert Lewandowski, i cili në minutën e 75 vulosi shifrat në 2-1, duke i siguruar triumfin e dytë radhazi skuadrës së Hansi Flick.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos