3 futbollistë të Kombëtares në fushë, Inter fiton pastër ndaj Lecce

Nga A2 CNN
24 Gusht 2024, 22:55 | Futboll

3 futbollistë të Kombëtares në fushë, Inter fiton

Inter ka fituar pastër ndaj Lecce në San Siro, duke marrë 3 pikët e para sezonale pas suksesit 2-0.

Në këtë duel zbritën në fushë plot 3 futbollistë të Kombëtares shqiptare. Ylber Ramadani u aktivizua titullar, ndërkohë që Kristian Asllani dhe Medon Berisha u aktivizuan nga stoli.  

Asllani zuri vendin e Çalhanoglu në minutën e 82, ndërkohë që Medon Berisha u fut në minutën e 85.

Darmian në minutën e 5 dhe Calhanoglu në minutën e 69 me penallti ishin autorët e golave për Interin.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos