Vllaznia në futbollin e vajzave është eliminuar në turin e dytë të Champions League duke i dhënë fund kësaj aventure.
Vajzat shkodrane humbën 1-2 përballë kampiones së Bjellorusisë Dinamo Minsk. Pavarësisht 11 përforcimeve, vajzat kuqeblu nuk arritën në finale.
Mungesa e Megi Doçit për Vllazninë për shkak të një kartoni të kuq nga sezoni i kaluar, ndikoi në lojën e ekipit kuqeblu. Tikhomirova shënoi golin e avantazhit për skuadrën mike në fund të pjesës së parë.
Bjelloruset 45 minutat e dyta i nisën me një tjetër gol duke e bërë të vështirë për Vllazninë. Goli në fund të lojës nga Bajraktari solli pak shpresë por skuadra shkodrane nuk arriti ta çojë në shtesë ndeshjen pavarësisht presionit që ushtroi në lojë.
Pas ndeshjes trajneri i Vllaznisë, Nikolin Lekaj tha se ndjen keqardhje për këtë eliminim të papritur. Pavarësisht eliminimit nga Champions, Vllaznia do të kërkojë një fitore përballë ekipit të Racing Union për të siguruar vendin e tretë në këtë minigrup për të vijuar përfaqësimin në Europa League.
Finalja e turit të dytë do të luhet mes Ferencvarosh që fitoi 3-0 ndaj Racing Union dhe Dinamo Minsk që mposhti 2-1 Vllazninë. (A2 Televizion)