Marvin Çuni dhe Arijon Ibrahimovic kanë bërë një paraqitje spektakolare në sfidën mes Frosinones dhe Empolit në Serie A këtë të hënë.
Çuni, i cili i është bashkuar kombëtares shqiptare dhe Ibrahimovic, që është ende pjesë e Shpresave të Gjermanisë, ishin protagonist absolut përballë Etrit Berishës dhe Ismajlit.
Çuni realizoi një gol të shpejtë pas një gafe të portierit shqiptar në nisjen e ndeshjes, por arbitri e anuloi për pozicion jashtë loje.
Megjithatë, sulmuesi gjigant shënoi një kryevepër në pjesën e dytë, teksa e dërgoi topin në rrjetë pas një asisti perfekt nga Ibrahimovic. Më pas, ishte radha e sulmuesit në pronësi të Bayernit që të realizonte edhe ai gol në këtë sfidë, duke e çuar rezultatin në 2-0.
Golazoooo Arijon Ibrahimovic ????
— BayernTalente (@CampusVid2) November 6, 2023
pic.twitter.com/PieFGz0FfT
GoaL! | Frosinone 1-0 Empoli | Marvin Çunipic.twitter.com/0fyZUCCOYX (A2 Televizion)
— FootColic ⚽️ (@FootColic) November 6, 2023