Zbehen shpresat e Shqipërisë për Botërorin, na parakalon Serbia

Nga A2 CNN
6 Shtator 2025, 17:11 | Futboll

Zbehen shpresat e Shqipërisë për Botërorin, na parakalon

Shpresat e Shqipërisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2026 janë zbehur, pasi Serbia arriti një fitore minimale 0-1 në Riga përballë Letonisë, duke na parakaluar në renditjen e grupit K.

Për t’i dhënë fund serisë prej tetë ndeshjesh pa fitore për Serbinë mendoi sulmuesi Dushan Vlahoviç, i cili shënoi në minutën e 12’ golin e vetëm të sfidës.

Me këtë fitore, djemtë e Dragan Stojkoviç katapultohen në vendin e dytë të grupit K, me 7 pikë dhe një ndeshje më shumë për të luajtur, ndërsa Shqipëria zbret në vendin e tretë me 5 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos