Kategoria Superiore, luhet Dinamo-Partizani, Egnatia pret Vllazninë

Nga A2 CNN
25 Mars 2025, 17:08 | Futboll

Kategoria Superiore, luhet Dinamo-Partizani, Egnatia pret Vllazninë

Kategoria Superiore ka hyrë në sprintin final. Kur kanë mbetur vetëm gjashtë javë nga mbyllja e sezonit të rregullt, nisin edhe duelet e rëndësishme për objektivat e skuadrave. Në javën e 31-të të kampionatit, spikatin dy sfida të tjera ndërmjet pretendentëve.

Dinamo do të vendoset përballë Partizanit në derbi, ndërsa Egnatia kryesuese pret në shtëpi Vllazninë, që ka rrëshqitur në vendin e tretë.

Java hapet këtë të mërkurë, me ndeshjen Laçi-Elbasani në orën 15:00, teksa në orën 18:00 Tirana pret rivalët direkt për mbijetesë të Bylisit.

Trajneri Bledi Shkëmbi e pranon faktin se kampionati ka hyrë në fazë delikate, ku nuk lejohen gabime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos