Egnatia frenohet në Korçë dhe i jep shansin Partizanit ta arrijë në krye të
kampionatit. Rrogozhinasit barazuan 1 me 1 në fushën e Skënderbeut, pas golit të pësuar në minutën e 14-të të shtesës. Avantazhit të Egnatias me Iskandarli, vendasit iu përgjigjën me Frenklin pas zhvillimeve të një goditje këndi.
Nga ky barazim përfitoi Partizani që mposhti minimalisht Teutën. Goli i Kekos në të 92-ën i dha suksesin të kuqve, që tashmë ngjiten në kuotën e 20 pikëve dhe ndajnë kreun me Egnatian. (A2 Televizion)