Barcelona-Real Madrid është supersfida e javës së 11 në La Liga-n spanjolle. Ndeshja e shumëpritur nga tifozët në të gjithë botën luhet pasditen e kësaj të shtune, duke nisur nga ora 16:15.
Në këto momente, skuadra e Ancelotti renditet në vendin e dytë të kampionatit, me një pikë më tepër se Barça. Ky do të jetë “El Clasico” i parë për Jude Bellingham, që fitoi zemrat e tifozëve të Realit pas startit fantastik të sezonit.
Ylli anglez duket gati që të jetë sërish në rolin e protagonistit për madrilenët. Në anën tjetër, katalanasit duhet të bëjnë llogaritë me mungesat e shumta, ku përveç Lewandowski, duhet vlerësuar gjendja e De Jong, Rafinha e Sergi Roberto. (A2 Televizion)