100-vjetori i FIDE, shah për Guinness, gara për rekordin botëror

Nga Dea Kozma
20 Korrik 2024, 14:24 | Sporte të tjera

20 korriku kujtohet nga të gjithë shahistët si dita ndërkombëtare e Shahut. Në këtë ditë u themelua Federata Ndërkombëtare e Shahut në vitin 1924 dhe 100 vite më vonë, shahu mbetet një nga sportet më të dashura për çdo grupmoshë.

Në kuadër të kësaj ngjarje, Federata Shqiptare e Shahut organizoi në Tiranë këtë fundjavë minikampionatin Rapid Open me synimin për të vendosur një rekord botëror GUINNESS me sa më shumë lojëra shahu të luajtura në 24 orë. 

Një ngjarje që kërkon të futet në histori ndërsa fondi i çmimeve është 200 000 lekë shqiptare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos