Rreth 170 sportistë të alpinizmit morën pjesë në ngjitjen malore në Bogë të Malësisë së Madhe dhe Thethit në Shkodër.
Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor zhvilloi për dy ditë aktivitetin kombëtar në zonën e alpeve shqiptare, shkruan A2.
Përveç pjesëmarrësve vendas, kishte edhe të huaj apo fëmijë, të cilët u surprizuan nga bukuritë e alpeve tona.
“Për mua është hera e dytë që vij dhe është njësoj si në alpet e Zvirës. Po kënaqem shumë, një natyrë e mrekullueshme dhe vende shumë të bukura. Do t’i them të gjithë miqve që kam që të vijnë dhe ta shijojnë sepse është fantastike”, deklaron një 13-vjeçar.
Për shkak të masivitetit, alpinistët u ndanë në tre grupe, ndërsa pika finale e kësaj ngjitje ishin dy majat binjake të Thethit.
Në aktivitetin kombëtar të Federatës së Alpinizmit morën pjesë ekipe nga Shkodra, Tirana, Elbasani, Vlora, Puka, Berati, Përmeti dhe Korça. Qëllimi i ngjitjes në alpet shqiptare nuk lidhet vetëm me sportin, por edhe me promovimin e turizmit malor në vendin tonë. (A2 Televizion)