F1, Lewis Hamilton shkëlqen në provat e Bahreinit

Nga Erald Kodhelaj
26 Shkurt 2025, 13:57 | Sporte të tjera

F1, Lewis Hamilton shkëlqen në provat e Bahreinit

Lewis Hamilton përshtatet menjëherë me makinën e Ferrarit. Britaniku që vjen në Maranello me synimin për të fituar titullin e tetë botëror ia ka dalë të jetë më i shpejti në provat e para në Bahrein.

Hamilton përfundoi 70 xhiro në kohën 1 orë e 31 minuta e 834 të qindtat. Programi i provave përfshin gjithsej tetë orë në pistë, të ndara në dy seanca: mëngjes dhe pasdite.

Testet zyrtare në Bahrein do të zgjasin nga data 26 deri në 28 shkurt, ndërsa sezoni i ri nis në Australi në fundjavën mes 14 dhe 16 marsit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos