F1, testet e Bahreinit/ Sainz mbi Hamilton dhe Leclerc, McLaren i frikshëm me ritmin e garës

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2025, 09:18 | Sporte të tjera

F1, testet e Bahreinit/ Sainz mbi Hamilton dhe Leclerc, McLaren i frikshëm

Lewis Hamilton kishte vozitur në mëngjes duke dhënë ndjesi shumë të mira në xhiron e shpejtë, por nuk ishte ai që kaloi kohën më të mirë pas ditës së dytë të testimit të F1 në Bahrein.

Lideri në pistë çuditërisht ishte Carlos Sainz, i cili qëndron mbi Ferrarin me Williams-in e tij. Me kohën 1.29.348, spanjolli e sheh veten përpara Hamilton (+0.031) dhe Leclerc (+0.083).

Shenja të mira nga Kimi Antonelli me Mercedesin, ndërsa Lando Norris është monstruoz në pistë, me një performancë të shkëlqyer të McLaren, që hedh kandidaturën për titull kampion duke frikësuar rivalët.

Pas Carlos Sainz vijnë Ferrari i Hamilton dhe Leclerc, pastaj Mercedesi i Russell dhe Kimi Antonelli plotësojnë top 5-shen. Në 10 makinat më të shpejta janë edhe Aston Martin i Lance Stroll, Red Bull i Lawson, Doohan dhe Gasly me Alpine dhe Hadjar me Racing Bulls, i cili paraprin Alonsos

Ndërsa skuadrat e tjera po përqendroheshin në xhiro të vetme dhe simulime me karburant të lartë, McLaren u përpoq të tregonte forcën  me kohët e Norris që e trembën konkurrencën.

Ferrari duket se ka një makinë të ekuilibruar dhe është aty në xhiron e shpejtë ndërsa McLaren, për momentin, ka ritmin më të mirë të garës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos