Australia fiton, por notarja amerikane shkruan historinë

Nga Erald Kodhelaj
2 Gusht 2024, 11:21 | Sporte të tjera

Australia fiton, por notarja amerikane shkruan historinë

Rekord nga Katie Ledecky. Me argjendin e fituar në stafetën 4 herë 200 në stilin e lirë, amerikania koleksionoi medaljen e 13 olimpike në karrierë, duke u bërë sportistja femër më e dekoruar në historinë e notit.

Medalja e artë u fitua nga skuadra australiane, e udhëhequr nga O’Kalagan dhe Titmus. Pavarësisht se hipi në shkallën e dytë të podiumit, Ledecky theu rekordin të cilin e ndante me amerikanet Dara Torres, Natali Kuglin dhe Xheni Tompson.

Në total, 27-vjeçarja ka 8 medalje të arta, 4 argjendi dhe një bronz në katër Olimpiada ku ka marrë pjesë.

Prej moshës dhe formës fizike, synimi është që Keti të konkurrojë edhe në “Los Anxhelos 2028”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos