Rafa Nadal i jep lamtumirën Olimpiadës

Nga A2 CNN
1 Gusht 2024, 16:08 | Sporte të tjera

Rafa Nadal i jep lamtumirën Olimpiadës

Rafa Nadal i jep lamtumirën Lojërave Olimpike “Paris 2024”. Ëndrrat e Spanjës për të fituar medaljen e artë në sfidat dyshe morën fund, kur ylli iberik dhe shoku i tij, Carlos Alcaraz u eliminuan nga amerikanët Ram dhe Krajiçek.

Gjatë aventurës së tij, Nadal ka patur gjithmonë mbështetjen e publikut. Tifozët francezë janë të afeksionuar pas tij, edhe sepse tenisti e ka fituar 14 herë në karrierë turneun “French Open”. Gjithsesi, humbja në çerekfinale i dha fund aventurës së Nadal, i cili ishte edhe një prej emrave të mëdhenj të sportit që mbajtën flakën olimpike në Paris.

Për 38-vjeçarin kjo ishte ndoshta mbyllja e një karriere të jashtëzakonshme, që në vitet e fundit është karakterizuar nga dëmtimet e shumta dhe problemet fizike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos