Lojërat “Paris 2024” Simone Biles është 2 herë kampione olimpike e gjithanshme

Nga Erald Kodhelaj
2 Gusht 2024, 11:18 | Sporte të tjera

Lojërat “Paris 2024” Simone Biles është 2 herë

Pas periudhës së errët dhe tërheqjes nga Olimpiada në Tokio, Simon Bajls është rikthyer të shkëlqejë. Pas medaljes së artë ekipore, gjimnastja amerikane fitoi edhe medaljen e artë individuale në Paris 2024. 27-vjeçarja bëhet kampione olimpike e gjithanshme për të dytën herë në karrierë.

Baljs u bë atletja e parë që e realizon këtë arritje prej Vera Kaslavska në edicionet 1964 dhe 1968. Ajo u bë e para gjimnaste amerikane që fiton gjashtë medalje të arta në Olimpiadë, ndërsa me 9 medalje në total është edhe gjimnastja amerikane që ka fituar më tepër.

Në Lojërat në Paris, Simon Bajls ka shansin të fitojë edhe tre medalje të arta në trarin e ekuilibrit, ushtrimin në dysheme dhe në kaluç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos