Flamurtari është fitues i kupës së Shqipërisë në basketboll për femra. Vlonjatet mundën kryeqytetaset e Partizanit me rezultatin 80-79 në një ndeshje që ka dhuruar rivalitet gjatë gjithë kohës.
Në dy periodat e para, Partizani luajti më mirë dhe mbylli pjesën e parë në shifrat 36-42. Pas pushimit, ndeshja fitoi më shumë emocione. Flamurtari nuk ishte dorëzuar dhe u rikthye në parket për të përmbysur rezultatin.
Perioda e tretë u mbyll me shifrat 61-61. Gjithçka u luajt në 10 minutat e fundit me të dyja skuadrat që kërkonin me ngulm fitoren. Në 30 sekondat e fundit, Partizani shënoi tri pikë duke udhëhequr 78-79. Por fjala e fundit i takoi Flamurtarit me Tea Memushin që shënoi dhe mbylli takimi 80-79.
Pas Kupës së Shqipërisë, objektivi tani është titulli kampion. (A2 Televizion)