Lara Colturi, e nënta në Kupën e Botës

Nga Erald Kodhelaj
17 Janar 2024, 10:41 | Sporte të tjera

Lara Colturi, e nënta në Kupën e Botës

E nënta në Kupën e Botës. Një rezultat i jashtëzakonshëm dhe që nuk ishte arritur asnjëherë nga Shqipëria në sportin e skive.

Protagoniste absolute ishte Lara Colturi, kampionia që përfaqëson ngjyrat kuqezi. Në pistën e Flachau në Austri, 17-vjeçarja theu të gjitha parashikimet dhe regjistroi një pozicionim historik, duke u futur për herë të parë në “Top 10” të botës.

Colturi u nis me numrin 60 në fillim të garës, por prej zbritjes së parë tregoi se do të rivalizonte me skiatoret më të mira. Ajo u pozicionua e 26-ta, por më e bukura do të vinte në zbritjen e dytë.

Me një paraqitje mbresëlënëse, aty Lara rikuperoi sekonda të vlefshme, duke lënë pas edhe kampione të kalibrit si Shiffrin, që në fund ishte fituese.

Me vendin e nëntë në Kupën e Botës, kampionia e skive konsolidon pozitat e saj në “Top 30” të klasifikimit të përgjithshëm botëror në disiplinën e sllallomit.

Ndalesa e radhës, ku talentja 17-vjeçare do të provojë të përmirësojë arritjen e shkëlqyer, do të jetë në Sllovaki. Në datat 20 dhe 21 janar, Lara Colturi do të garojë në disiplinat e Sllallomit dhe Sllallomit Gjigant në pistën e Jasnas.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos