Boksi i femrave, Imane Khelif në finale, polemika në rrjetet sociale

Nga Erald Kodhelaj
7 Gusht 2024, 16:27 | Sporte të tjera

Boksi i femrave, Imane Khelif në finale, polemika në rrjetet sociale

Sportistja algjeriane, Imane Khelif, fitoi duelin me rivalen nga Tajlanda dhe siguroi në këtë mënyrë pjesëmarrjen në finalen e turneut të boksit të femrave në Lojërat Olimpike.

Atletja më e diskutuar e “Paris 2024” vijon ëndrrën e saj për të fituar medaljen e artë olimpike në kategorinë deri në 66 kilogramë. Megjithatë, ky sukses nuk e ka zbehur debatin për gjininë e Khelif.

Në rrjetet sociale vijon polemika rreth situatës së saj gjenetike, ku boksierja akuzohet se është mashkull, të tjerë e cilësojnë transgjinore, ndërsa një pjesë e mediave e etiketojnë si atlete me gjini të paspecifikuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos