Pas anulimit të pesë stërvitjeve në lumin Senë, për shkak të ndotjes, më në fund situata është përmirësuar.
Analizat e kryera me ujin sollën rezultate “konform normave të lejuara”. Njoftimi u bë nga organizatorët e Olimpiadës “Paris 2024”.
Ata dhanë “dritën jeshile” për zhvillimin e stërvitjeve. Situata e paqartë mori fund dhe në lumin Senë do të zhvillohet normalisht edhe gara olimpike e 10 kilometrave në not.
Deri në këto momente gjithçka do të shkojë sipas programit, por nëse situata përkeqësohet sërish, atëherë organizatorët kanë edhe planin B. Analizat laboratorike kryhen vazhdimisht dhe nëse uji rezulton përsëri i ndotur, konkurrimi do të vijojë në Var-Sur-Marn, aty ku zhvillohen edhe garat me kanoe. (A2 Televizion)