All - Paragraf - 1
Armand Duplantis nuk ka rivalë në kërcimin me shkop. Me një tjetër paraqitje jashtë kësaj bote, suedezi fitoi medaljen e dytë të artë radhazi në Lojërat Olimpike, ku pas Tokios triumfoi edhe në Paris. Këtë e realizoi duke vendosur një tjetër rekord bote, pasi kërceu në lartësinë 6 metër e 25 centimetër.
All - Paragraf - 3
Ai i realizoi me sukses të katërta provat, teksa primati erdhi në tentativën e fundit. Ky është rekordi i nëntë me radhë i botës që vendos Armand Duplantis, që edhe pse vetëm 24 vjeç, prej kohësh konkurron kundër vetes.
Një jashtëtokësor i vërtetë. Për sa i takon garës mes njerëzve, vendi i dytë i takoi amerikanit Sem Kendriks, me 5 metër e 95 centimetër, ndërsa bronzi u fitua nga greku Karalis me lartësinë 5,90. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4