Në ring me transin, boksierja italiane braktis ndeshjen brenda pak sekondave

Nga A2 CNN
1 Gusht 2024, 13:21 | Sporte të tjera

Në ring me transin, boksierja italiane braktis ndeshjen brenda pak

Një boksiere italiane ka braktisur që në sekondat e para ndeshjen e saj të vlefshme për Olimpiadë. Arsyeja? Përballë kishte një boksiere trans nga Algjeria.

Angela Carini mori një goditje të fortë në fytyrë që në sekondat e para dhe pa u mbyllur një minutë nga dueli, vendosi të tërhiqej. Ajo ngriti dorën në shenjë dorëzimi, por nuk i shtrëngoi dorën kundërshtares.

Nga leximi i buzëve ajo duket sikur thotë: “Më dhemb shumë hunda, nuk dua të vazhdoj më”.

Në ring me transin, boksierja italiane braktis ndeshjen brenda pak

Për rastin ka reaguar edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e cila ndodhet në Paris për të vizituar sportistët italianë.

“Për këtë çështje nuk jam dakord. Ndeshja nuk ishte me armë të barabarta”, tha Meloni.

 

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos