Mundësi shqiptar Valiev kalon në çerekfinale, mposht me përmbysje ish-kampionin e botës

Nga A2 CNN
9 Gusht 2024, 13:01 | Sporte të tjera

Mundësi shqiptar Valiev kalon në çerekfinale, mposht me

Çermen Valiev, i cili përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike, ka kaluar në çerekfinale në peshën deri në 74 kilogramë në mundje.

Edhe pse me vështirësi, Valiev arriti të mposhtë sportistin nga Azerbajxhani, Turan Bayramov, i cili ka qenë Kampione Bote U-23, si dhe nënkampion e dy herë medalist i bronztë i Europës.

Tashmë, Çermen Valiev do të ndeshet në çerekfinale me mundësin nga Uzbekistani, Jazambek Ramalov. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos