Është vetëm 17-vjeçare, por Samër MekIntosh ka marrë statusin e legjendës së notit. Gjatë konkurrimit në Paris 2024, notarja kanadeze ka fituar dy medalje të arta, një medalje argjendi dhe ka vendosur një rekord olimpik.
Triumfi më i fundit erdhi në garën e 200 metrave flutur. Në konkurrimin e saj të preferuar dhe pas paraqitjeve të dy viteve të fundit, MekIntosh nisej si favorite dhe i respektoi parashikimet.
Përveçse fitoi medaljen e artë, notarja vendosi edhe një rekord olimpik me kohën 2 minuta, 3 sekonda e 3 të qindtat.
Ky ishte rezultati i dytë më i mirë në histori dhe koha më e shpejt në 15 vitet e fundit. Gjatë konkurrimit në Paris, Samër MekIntosh fitoi arin në 400 metra miks dhe argjendin në 400 metra stil i lirë. (A2 Televizion)