Alarm për bombë në Paris, frikë për ecurinë e Lojërave Olimpike

Nga A2 CNN
2 Gusht 2024, 18:17 | Sporte të tjera

Alarm për bombë në Paris, frikë për ecurinë e

Në Paris është rikthyer frika këtë të premte, pak pas sabotimit që iu bë linjave hekurudhore në nisje të Lojërave Olimpike. Kjo pasi një alarm për bombë është ngritur në zonën përreth “Stade de France”, ku edhe zhvillohen garat në disa sporte.

Stadiumi u mbyll pasi policët gjetën një objekt të cilësuar të dyshimtë.

Mediat raportojnë se policia është në pritje që një skuadër e specializuar për çaktivizimin e bombave të mbërrijë në arenën Stade de France, teksa ka rrethuar një pjesë të zonës përreth, duke mbyllur edhe stacionin e trenit pranë Saint Denis Porte de Paris.

Thuhet se arena verore ishte bosh kur u dha alarmi për bombë këtë pasdite, pasi seanca e parë olimpike e ditës përfundoi në orën 13:00.

E dyta nuk është vendosur të fillojë deri pak para orës 18:00 në impiantin që mund të presë mbi 80,000 njerëz.

Edhe pse nën alarm, pritet që 70.000 fansa të jenë të pranishëm në Stade de France për startin e garës së atletikës.

Organizatorët në Paris janë përgatitur prej kohësh për mundësinë e sulmeve terroriste apo protestave pas zgjedhjeve të fundit të turbullta në Francë. Rreth 18,000 ushtarë u bashkuan me 30,000 oficerë policie për të ruajtur eventet sportive në kryeqytetin e Francës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos