
Me eliminimin në konkurrimin dysh në “Paris 2024” përfundoi edhe karriera e Andy Murray.
Britaniku kishte njoftuar se pjesëmarrja në Lojërat Olimpike do të ishte hera e fundit që ai luante tenis.
33-vjeçari i lindur në Skoci, u eliminua në çerekfinalet e Roland Garros, ku kishte në krah shokun e ekipit Dan Evans.
Dyshja amerikane e përbërë nga Fritc dhe Pol fituan në dy sete, me rezultatin 6-2 dhe 6-4.
Murray, ish-numri një i botës, ka fituar dy medalje të arta olimpike në karrierë, në vitin 2012 dhe në 2016. Ai ka gjithashtu edhe tre tituj të Grand Slam: US Open në 2012 dhe Uimbëlldon në vitet 2013 dhe 2016. (A2 Televizion)