E katërta nga fundi, qitja shqiptare e mbyll me zhgënjim

Nga Erald Kodhelaj
2 Gusht 2024, 14:30 | Sporte të tjera

E katërta nga fundi, qitja shqiptare e mbyll me zhgënjim

Qitja kuqezi e mbyll Olimpiadën mes zhgënjimit. Pas notit, edhe ky sport regjistroi rezultate modeste në “Paris 2024”.

Manjola Konini konkurroi sërish, këtë herë në garën e 25 metrave. Në tre provat e realizuara, ajo grumbulloi vetëm 278 pikë në preçizion dhe 291 në shpejtësi, për një total prej 569 pikësh.

Sportistja kuqezi u pozicionua në vendin e 37 nga 40 pjesëmarrëse. Praktikisht e katërta nga fundi. Vetëm pak ditë më parë, Konini garoi edhe në pistoletë me ajër në 10 metër distancë, ku u poziconua e parafundit.

Tashmë, për Shqipërinë do të garojnë dy atletët Franko Burraj dhe Luiza Gega, ndërsa shpresat janë te mundja, me Abakarov, Dudaev dhe Aliev që kanë premtuar medalje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos