Dërgohet me urgjencë në spital ish-piloti i Ferrarit

Nga A2 CNN
9 Maj 2021, 08:04 | Sporte të tjera
Dërgohet me urgjencë në spital ish-piloti i Ferrarit

Është dërguar me urgjencë në një spital të Rosario të Argjentinës, ish-piloti i Ferrarit në Formula 1, në vitet 1976-1978, Carlos Reutemann.

Shëndeti i Reutemann u përkeqësua menjëherë pas një hemorragjie të brendshme në një spital të Santa Fe-së dhe më pas ai u transferua me helikopter në një spital më të specializuar.

79 vjeçari Reutemann është një emër shumë i njohur dhe për politikën pasi ka qenë dy herë guvernator i Santa Fe-së dhe prej vitit 2003 mban titullin senator. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos