Skuadra që ka shënuar 257 gola këtë sezon

Nga A2 CNN
29 Janar 2019, 19:31 | Futboll
Skuadra që ka shënuar 257 gola këtë sezon

14 ndeshje të zhvilluara, 257 gola të shënuar dhe asnjë të pësur. Shifra marramendëse për një skuadër futbolli, por të vërteta.

Benfica e femrave po ecën e pandalur drejt titullit kampion, ndërsa të shtunën siguroi një tjetër fitore fantastike, 32-0, kundër CP Pego, duke thyer rekordin e mëparshëm e vendosur me disa fitore 28-0 që kishte realizuar në fillim të sezonit.

Sulmuesja braziliani Darlene de Souza Reguera shënoi 10 gola, duke e çuar në 81 shifrën e rrjetave personale të realiuzara në të githa kompeticionet këtë vit. Një skuadër me të cilën kundërshtarët e kampionatit e kanë të pamundur të maten.

Megjithatë, të mërkurën do të vijë edhe sfida e vështirë kundër Maritime e vlefshme për Kupën e Portugalisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos