Stërviteshin për rekrutë rusë, 11 të vrarë nga sulmi i armatosur në Belgorod

Nga A2 CNN
16 Tetor 2022, 08:40 | Bota
Stërviteshin për rekrutë rusë, 11 të vrarë nga

11 persona janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur  në një sulm nga persona të armatosur në një terren stërvitor ushtarak rus të shtunën. Agjencia shtetërore e lajmeve Ria raportoi se gjatë një seance stërvitore me armë zjarri, dy burra hapën zjarr ndaj një grupi që kishte dalë vullnetar për të luftuar në Ukrainë

Sulmuesit ishin nga një ish-republikë sovjetike, tha ministria ruse e mbrojtjes, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Ata u qëlluan për vdekje gjatë incidentit në rajonin Belgorod të Rusisë, i cili kufizohet me Ukrainën.

"Gjatë një sesioni stërvitor me armë zjarri me individë që shprehën vullnetarisht dëshirën për të marrë pjesë në operacionin special ushtarak kundër Ukrainës, terroristët hapën zjarr me armë të vogla mbi personelin e njësisë," citon Ria një deklaratë e ministrisë së mbrojtjes.

"Si rezultat i të shtënave, 11 persona mbetën të plagosur për vdekje. 15 persona të tjerë me plagë të ndryshme u dërguan në një institucion mjekësor," tha ai.

Muajin e kaluar presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi mobilizimin e 300,000 rusëve që kishin kryer më parë shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Urdhri shkaktoi protesta në të gjithë Rusinë dhe një rritje të njerëzve që përpiqeshin të largoheshin nga vendi.

Javën e kaluar, Putin njoftoi se mbi 200,000 njerëz ishin mobilizuar tashmë dhe ai nuk pa nevojë për mobilizim shtesë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos