All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Steven Gerrard bëhet “sheik”, legjenda e Liverpool firmos me Al-Ettifaq

Nga A2 CNN
4 Korrik 2023, 11:49 | Aktualitet
All - Paragraf - 1

Karriera e Steven Gerrard si trajner ka marrë një drejtim të papritur, pasi legjenda e Anglisë është ulur në stolin e skuadrës së Ligës Pro Saudite, Al-Ettifaq.

Pas një titulli kampion me Celtic në Skoci dhe performancës së dobët me Aston Villa-n në Premier League, ish-mesfushori legjendar ka pranuar një ofertë fitimprurëse nga klubi me bazë në Dammam.

All - Paragraf - 3

Përfaqësuesit e Al-Ettifaq ishin në Londër të hënën për të finalizuar emërimin e Gerrard përpara konfirmimit të marrëveshjes me 43-vjeçarin, i cili më herët kishte refuzuar një propozim nga Arabia.

Video e prezantimit të Gerrard

Gerrard ka rënë dakord për këtë rol pas një raundi të ri bisedimesh me klubin saudit, i cili po angazhon miliona për rekrutimin e lojtarëve për të ndihmuar shefin e tyre të ri të ndërtojë një ekip superyjesh globalë.

Klubi gjithashtu synon nënshkrimin me sulmuesin Alvaro Morata dhe yllin brazilian Coutinho.

All - Paragraf - 6

Edhe pse fondi i pasurisë sovrane të Arabisë Saudite, PIF, ka marrë kontrollin e katër prej klubeve më të mëdha të Pro League, Ettifaq beson se mund të konkurrojnë me Al-Nassr, Al-Hilal, Al-Ittihad dhe Al-Ahli për titullin e sezonit të ri. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos