Pas përplasjes me autobusin, ndërron jetë “ylli” kolumbian Freddy Rincon

Nga A2 CNN
14 Prill 2022, 08:50 | Futboll
Pas përplasjes me autobusin, ndërron jetë “ylli”

Nuk ia doli Freddy Rincon. Ish-ylli Kombëtares kolumbiane të viteve ’90, dhe lojtar ndër të tjerat i Real Madrid dhe Napolit, ndërroi jetë në qytetin Kali si pasojë e një aksidenti të frikshëm ku ai ishte pasagjer.

 Futbollisti që me fanellën e Kolumbisë ka marrë pjesë në 3 Botërore, në 1990, 1994 dhe 1998, pësoi një ndërhyrje kirurgjikale rreth 3 orë, por gjendja e tij u duk menjëherë kritike.

https://a2news.com/2022/04/12/perplaset-me-nje-autobus-ne-gjendje-te-rende-ish-lojtari-i-real-madrid/

Sipas hetimeve, mjeti ku ndodhej Rincon kishte kaluar kryqëzimin me semafor të kuq, duke u përplasur me autobusin. Nuk është hera e parë që Rincon është protagonist i një aksidenti, në 2013 një i tillë i shkaktoi thyerje të ndryshme kockash. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos