
“Për të ardhmen do të flasim në fund të sezonit, por do të isha i lumtur të qëndroja te Paris Saint Germain”. Me këto fjalë, sulmuesi Mauro Icardi ka lënë të hapur pistat e mundshme të një tjetër lëvizjeje gjatë merkatos verore.
Sipas prestigjiozes “La Repubblica”, ish-kapiteni i Inter kërkon të kthehet në Itali, dhe t’i bashkohet Juventusit, më të cilët ishte shumë pranë nënshkrimit verën e kaluar.
Argjentinasi së bashku me bashkëshorten, Wanda Nara, po krijojnë terrenin për të finalizuar me lehtësi kalimin tek bardhëzinjtë në fundin e sezonit, atëherë kur përfundon edhe huazimi tek parisienët.
Mauro Icardi aktualisht mban vlerën e 70 milion eurove. (A2 Televizion)