
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut vendosi të mos pranojë një ankim të bërë nga ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Adrian Fullani. Ish-guvernatori iu drejtua “Strasburgut” në vitin 2018, pasi gjykatat shqiptare e kishin konsideruar të pavlefshëm vendimin e Kuvendit të Republikës për shkarkimin e tij si drejtues i Bankës së Shqipërisë.
Në Gjykatën Europiane Fullani pretendoi se ka pasur shkelje të nenit 8 të Konventës, për shkak të dështimit të gjykatave shqiptare për ta kthyer në detyrë e për ta dëmshpërblyer mbi dëmin e shkaktuar në reputacionin e tij. Por në vendim Gjykata Europiane vlerësoi se ish-guvernatori Fullani nuk kishte shteruar të gjitha mjetet juridike brenda vendit, duke nënvizuar se ai nuk i ishte drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese.
“Ky mjet juridik duhet të përdoret nga aplikantët, përfshirë z. Fullani, përpara paraqitjes së një kërkese në Gjykatën Evropiane. Për më tepër, ndryshimet në Kushtetutë kishin hyrë në fuqi 17 muaj përpara z. Fullani kishte paraqitur kërkesën e tij në Gjykatën Evropiane”.
Nga vendimi i Gjykatës së Strasburgut Adrian Fullani u shkarkua nga detyra e guvernatori në shtator 2014 pasi u arrestua si i dyshuar për “shpërdorim detyre”, me pasojë vjedhjen e 713 milionë lekëve në thesarin e shtetit. Ai fitoi pafajësi për akuzën. Në vijim një Kolegj Administrativ i Gjykatës së Lartë e konstatoi absolutisht të pavlefshëm vendimin e Parlamentit. (A2 Televizion)