Zgjaten masat, Greqia do të mbajë mbyllur Kapshticën deri më 14 dhjetor

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2020, 10:38 | Aktualitet
Zgjaten masat, Greqia do të mbajë mbyllur Kapshticën deri më

Të detyruar nga situata me pandeminë në vend, ku nga dita në ditë vijon të rritet bilanci i viktimave dhe rasteve të reja, autoritetet greke kanë vendosur të zgjasin masat shtrënguese.

Nga kjo gjë është prekur dhe lëvizja në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke, mbi përballimin e situatës së krijuar, për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në 14 dhjetor.

Deri në këtë datë, nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve (vetura, autobusë dhe kamionë) si në hyrje dhe në dalje të Greqisë.

Policia Kufitare e Kapshticës, iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin drejt kësaj pike kalimi dhe të orientohen në drejtim të Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos