Krahas udhëzimit se si duhet t’i drejtohen qytetarëve për të kërkuar votat derë më derë, PD ka shpërndarë te njerëzit e saj në bazë dhe një tjetër e-mail.
Për të pasur statistika të sakta, mesa duket për përdorim të brendshëm, mbi mbështetjen që PD ka në elektorat, njerëzit e saj do t’i kërkojnë qytetarëve që takojnë të t’i përgjigjen pyetjeve dhe të një sondazhi.
Krahas pyetjeve mbi numrin e familjarëve me të drejtë vote që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë saj, qytetarët do të pyetet dhe nëse janë njohur me programin e PD-së dhe problematikat kryesore te qeverisjes Rama.
Pyetjet nëse kanë votuar apo do të votojnë ndonjëherë për PD-në, shoqërohem me të tjera ku kërkohet informacion mbi shqetësimet personale të familjeve që do të donin të merrnin zgjidhje me zgjedhjen e Lulzim Bashës si kryeministër.
Mbështetësit e PD-së udhëzohen që t’u detajojnë zotuesve planin ekonomik për rimëkëmbjen e ekonomisë i cili bazohet në: uljen e kostos së jetesës, reduktimin e papunësisë, shtimin e vendeve të punës, kthimin e të rinjve dhe rrugë të sigurt drejt BE-së. (A2 Televizion)