
Në Kosovë për të marrë qeverisjen, me ose pa Albin Kurtin në listën e kandidatëve për deputetë, ndërsa në Shqipëri për të fituar përfaqësim në Kuvend.
Lëvizja Vetëvendosje në këtë anë dhe në atë anë të kufirit është në fushatë elektorale. Për sfidën elektorale të 25 prillit në Shqipëri, strategjia e vendosur është ajo e kandidatëve të pavarur për të cilët ka nisur dhe mbledhjen e firmave të qytetarëve.
Për të shmangur sikletin e pozicionimit në listën e koalicioneve do të garojnë si kandidatë të pavarur Bojken Abazi në Tiranë dhe Iljaz Shehu në Lezhë.
Nëse do të ketë një aleancë paszgjedhore, Vetëvendosja thotë se do ta përcaktojë në bazë të programit.
Në ditët në vijim mund të dalin të tjerë kandidatë që do të garojnë sipas së njëjtës formulë. Kandidati, propozim i zgjedhësve, sipas nenit 69 të kodit electoral duhet të regjistrohet jo më vonë se 50 ditë, nga dita e zgjedhjeve me firmat mbështetëse të 3000 zgjedhësëve. (A2 Televizion)