Studentët vazhdojnë protestën: Na plotësoni kërkesat, Nikolla ik

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2018, 10:17 | Aktualitet

Studentët vijojnë ditën e 4-t të protestës duke kërkuar plotësim të të gjitha kërkesave të tyre. Ata kanë lajmëruar që gjatë ditës së sotme protesta do të zhvendoset nga Ministria e Arsimit përpara kryeministrisë.

Protestës së studentëve të Tiranës prej tri ditësh i janë bashkuar dhe student nga rrethet, në mbështetje të kauzës së tyre. Edhe pse Ministria e Arsimit u tërhoq nga VKM për tarifat e studentëve, këta të fundit kanë shtuar një pikë tjetër në kërkesat e tyre, atë të dorëheqjes së ministres Lindita Nikolla.

Në mbështetje të studentëve kanë dalë dhe pedagogë e figura të njohura publike. Në rrjetet sociale studentët e Tiranës kanë ftuar të gjithë studentët e tjerë, maturantët dhe prindërit t’u bashkohen për të kërkuar me ngulm plotësimin e tre kërkesave të tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos